Beteja këtë vit është mes Kyrian Nwabueze dhe Vasil Shkurtaj, me nigerianin autor të 17 golave në Superiore. Vlonjati ka realizuar një më pak dhe deri në fund të dy do tentojnë të bëjnë tyren “Këpucën e Artë”. Në dhjetë sezonet e fundit të huajt kanë spikatur, duke e bërë tyrin pesë herë këtë trofe.
Pero Pejic është rekordmeni, duke e fituar tre herë me dy ekipe të ndryshme: Skënderbeun dhe më pas me Kukësin dy herë. Kroati është ai që ka shënuar në këto vite edhe numrin më të lartë të golave brenda një kampionati.
31 herë i ndëshkonte rivalët e Kukësit në sezonin 2014/15. Për t’u veçuar është fakti që sulmuesi shënonte me penallti vetëm dy prej golave. Për të ishte sezoni i dytë radhazi si golashënues, pasi më parë kishte realizuar 20 herë me fanellën e Skënderbeut, pa realizuar asnjë gol nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Sezoni i shkuar ka rekordin më negativ, pasi Reginaldo e mori trofeun e golashënuesit me vetëm 13 gola të realizuar. Në listën e goleadorëve të huaj është edhe sulmuesi nga Gambia, Ali Sowe, autor i 21 golave me Skënderbeun. Me fanellën e korçarëve e ka fituar “Këpucën e Artë” edhe Hamdi Salihi.
Nga shqiptarët spikat Daniel Xhafaj, golashënues me Besën dhe Flamurtarin, dy sezone radhazi. Si lojtar i vlonjatëve, shënuesi më i mirë në Superiore ka dallo edhe Migen Memelli, ndërkohë që nuk duhet harruar sezoni 2011/12, i konsideruar nul.
Roland Dervishi i Vllaznisë shënoi 20 gola, tre prej tyre në sfidën e fundit të kampionatit me Vllazninë në Shkodër. Shkumbini barazoi 4-4 me shkodranët në “Loro Boriçi”, ndërkohë që një tjetër lojtar po tentonte ta “vidhte” trofeun e “Këpucës së Artë”.
Endri Bakiu, sulmuesi shtatshkurtër që atëherë luante me Tomorin, shënoi 4 gola në ndeshjen e fundit, që beratasit e humbën me rezultatin 6-5 në Apoloninë në Fier. Gjithçka për një trofe që vlen në aspektin moral më së shumti, por Komisioni i Etikës vendosi që atë sezon të mos e merrte asnjë, për shkak të teatrit të bërë në fund. /abcnews.al
MIGEN MEMELLI – Flamurtari (19 gola; Sezoni 2012-2013) – 5 penallti