Nga 288 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri, 36 pacientë janë të shtruar në spital. 30 prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor tek Spitali Infektiv, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.
Ndërkohë 6 pacientë janë shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku dy prej tyre janë në gjendje shëndetësore të rënduar.
LEXO EDHE: Rritet numri i të infektuarve, konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar.2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al