Largime në Vetëvendosje/ Zaimi: Ata që ikin ta justifikojnë atë

schedule19:47 - 9 Mars, 2018

schedule 19:47 - 9 Mars, 2018

Lëvizja Vetëvendosja është përfshirë nga disa zhvillime të rëndësishme pasi disa nga personalitetet më të rëndësishme të saj, siç është Shpend Ahmeti, janë larguar prej saj.

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi, është shprehur se njerëzit që po dalin duhet ta justifikojnë atë, duke iu referuar Ahmetit.

Mirela Milori: Çfarë e ndau nga ju? Pse iku nga ju?

Arbër Zaimi: Në letrën e tij, ai lë të thotë që ka disa ide të cilat nuk janë pranuar. Cilat janë këto ide? Njerëzit që po dalin duhet të justifikojnë daljen e tyre. Ato po justifikojnë daljen duke sharë ata që po mbeten”.

Më tej, Zaimi tregon dhe arsyet pse disa njerëz po largohen nga Lëvizja.

“Unë mendoj që arsyet pse disa dalin është të ambicies personale. Ata që dalin, më parë janë konsideruar leninist, disa të djathtë. Unë mendoj që është tek dikush qefmbetje personale, te tjetri mosarritje personale”, u shpreh ai.

Gjithashtu i pyetur nëse këto zhvillime do ta tkurrin Vetëvendosjen, Zaimi thotë se Lëvizja duhet të punojë fort kur të ketë zgjedhje.

Mirela Milori: E ka tkurrur Vetëvendosjen kjo ndarje?

Arbër Zaimi: Unë mendoj se elektoralikisht jo. Por kjo duhet parë. Unë mendoj që kur të jenë zgjedhjet ne duhet të punojmë fort edhe kaq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!