Ndërron jetë tek “Shefqet Ndroqi” 60-vjeçari me Covid-19, shkon në 28 numri i viktimave

schedule09:21 - 26 Prill, 2020

schedule 09:21 - 26 Prill, 2020

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Një 60-vjeçar me iniciale R.K. i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai ishte shtruar në reanimacion prej dy javësh dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

LEXO EDHE: ISHP e përmendi për herë të parë si detaj: A dështoi strategjia për testimet rast pas rasti?

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19. 60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pacientj vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura. Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bashkë me rastin e sotëm, shkon në 28 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që numërohen 712 të prekur. Numri më i lartë i nfeksioneve në vendon tonë u shënua ditën e djeshme me 34 raste. /abcnews.al