KESH: Do mbyllim portat e HEC-eve në Drin

schedule19:10 - 9 Mars, 2018

schedule 19:10 - 9 Mars, 2018

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se situata hidroenergjitike në kaskadën e Drinit po përmirësohet. Sipas të dhënave, prurjet natyrale të ujit në orën 17:00 rezultonin në 116O m3/sek.

“Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qëllim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të Shtabit te Emergjencave Civile te Qarkut të Shkodrës, KESH gjykoi të mundshme në që në orën 23:00 të së premtes të reduktojë më tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet permes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave per prodhim energjie”, njoftoi KESH./abcnews.al