Shpresë në Australi, zyrtarët e Shëndetësisë deklarojnë se do lirojnë masat kufizuese

schedule17:13 - 25 Prill, 2020

schedule 17:13 - 25 Prill, 2020

Australia e Jugut, Territori i Veriut dhe kryeqyteti nuk raportuan asnjë rast me koronavirus gjatë fundjavës. Tashmë Australia është vendi që po shënon ditë të mira përsa i përket betejës me koronavirusin.

Në të gjithë vendin shkalla e infeksionit ka rënë dhe kjo ka ngjallur thirrje për heqjen e masave të bllokimit, por ekspertët paralajmërojnë se kufizimet duhet të qëndrojnë deri pas dimrit. Queensland gjithashtu nuk raportoi asnjë të infektuar me COVID-19 për herë të parë në më shumë se dy muaj.

Australia e Jugut, me një popullsi prej 1.76 milion mbeti në vetëm 81 raste të konfirmuara që nga mbrëmja e së dielës, pavarësisht se u bënë mbi 5000 teste në të gjithë shtetin gjatë dy ditëve të fundit.

Ministri i Shëndetësisë, SA Stephen Wade tha që ishte shumë shpejt për të hequr kontrollet kufitare, por kufizimet e tjera do të lehtësoheshin gjatë javëve të ardhshme.

Për Queensland është hera e parë në 81 ditë që nuk ka raste të reja dhe e lë numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në 1019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!