Ekipet pjesëmarrëse në kupat e Europës, UEFA vë pikat mbi “i”

schedule12:59 - 25 Prill, 2020

schedule 12:59 - 25 Prill, 2020

UEFA cilëson se kualifikimi për kompeticionet europiane duhet të jetë mbi merita sportive, gjithashtu të vetëdijshëm që situata e paprecedentë që po shkaktojnë masat e ndërmarra prej Covid-19 po i vë në rrezik kampionatet kombëtare.

Grupi i punës për konfigurimin e Kalendarit të ndeshjeve (ku është anëtare UEFA me ECA-n) po punon për të gjetur të gjitha hapësirat që ndeshjet e kompeticioneve kombëtare dhe ato Europiane të rifillojnë pa cenuar sigurinë e jetës dhe shëndetit. UEFA përmes Udhëzuesit të saj mbi Parimet e Pranueshmërisë lidhur me kompeticionet Europiane bën me dije se:

– Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për t’i rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;

-Të gjitha federatat duhet që brenda 25 Majit të njoftojnë UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojnë;

-Pavarësisht përpjekjeve për t’i mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:

a)Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë e cila do e bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;

b)Argumentime specifike ekonomike dhe financiare të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;

-Për të gjitha arsyet e mësipërme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 Maj me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe për të zgjedhur klubet pjesëmarrëse për edicionin 20/21 bazuar në meritën sportive të sezonit 19/20 sipas:

a)Vendimeve që do marrin federatat bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.

b)Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet Europiane;

– Për ato raste kur kampionati mbyllet përpara kohe UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:

a)Kampionatet janë mbyllur para kohe pa ju përmbajtur parimeve të këtij Udhëzuesi ose pa një arsye legjitime nga organet e shëndetit publik;

b)Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;

c)Ekziston një perceptim publik se përzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;

-Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në Rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;

-Ky Udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës Kampioneve Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve Futsal. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!