Një video shokuese po qarkullon prej dy ditësh në rrjetet sociale, ku dy vajza rrihen në mes të rrugës në Tiranë, ngjarje për të cilën policia ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin.
Në këtë video shihet një i ri ndërsa dhunon në mënyrë barbare në mes të ditës dy vajza të reja.
Ai fillimisht hedh në tokë duke shtyrë njërën nga vajzat, pastaj dhunon dhe hedh në tokë vajzën tjetër.
Ngjarja në fakt ka ndodhur në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Burime për ABC News kanë njoftuar se për këtë ngjarje është akuzuar Kotorri i cili është një personazh i njohur për drejtësinë i dënuar më parë për vrasje.
Kotorri ka lënë qelinë e burgut të Peqinit në gusht të 2019, pas akuzave për vrasje të cilit nuk ju provuan.
Bëhej fjalë për një krim të dyfishtë të 1999 ( ku u vranë Sentilian Elezi dhe Fatmir Hodaj), akuzë për të cilën u konsiderua se provat ishin të marra arbitrarisht nga Gjykata e Strasburgut
Ndërkohë për Kotorrin, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ne fillim te marsit formularët e vetëdeklarimit, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit./abcnews.al