Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

712 të prekur me koronavirus, si është gjendja e të shtruarve në spitale

schedule12:02 - 25 Prill, 2020

schedule 12:02 - 25 Prill, 2020

ISHP njoftoi sot se në dy spitalet COVID janë të shtruar 40 persona, ku 8 janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar. Kurse, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar”- the Ministria e Shendetesise ne deklaraten e sotme per mediat, teksa dhe te rejat lidhur me situaten per koronavirusin ne vend.

Sipas këtyre të dhënave duket se tek Sanatoriumi është shtuar me një numri i pacientëve të intubuar.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 712 ku pjesa më e madhe janë në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa me 18 rastet e sotme Kruja renditet si qyteti i tretë më i prekur nga koronavirusi.

Raste të reja sot
-18 raste në Krujë
-6 raste në Kukës
-4 raste në Tiranë
-2 raste Kurbin
-1 rast Lushnje
-1 rast Berat
-1 rast i importuar nga Greqia
-1 në Burrel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!