Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool është penduar, gati të rikthejë “ish”-in që luan për Lazion

schedule22:41 - 24 Prill, 2020

schedule 22:41 - 24 Prill, 2020

Liverpool ka hedhur sytë nga Serie A për tu përforcuar. Klubi anglez është shumë pranë titullit kampion në Premier League pas plot 30 vitesh, por pandemia Koronavirus ka shtyrë kampionatet dhe si pasojë, edhe festën e të kuqve.

Gjithsesi, te Liverpool nuk shqetësohen dhe madje, po mendojnë edhe për sezonin e ri. Klopp ka treguar se nuk frikësohet aspak kur vjen puna te shpenzimi i parave dhe duket se është gati për të hapur sërish thesin.

Në listën e dëshirave, është një “ish” i Liverpoolit, Luis Alberto. Fantazisti i Lazios është një ndër lojtarët më të mirë në Serie A dhe Klopp, është një admirues i tij. E vështirë që Lazio të heqë dorë nga numri 10, por për shumën e duhur, Igli Tare do të privohej nga shërbimet e spanjollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!