Manastirliu: Kemi gati skenarin për të mbyllur qytetet e “gjelbërta” në rast infektimi

schedule19:35 - 24 Prill, 2020

schedule 19:35 - 24 Prill, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria ka gati planin për të mbyllur qytetet në rast se do ketë një shpërthim të pandemisë.

“Nga e hëna d o fillojë zbatimi i këtij plani. Duhet të bëjmë monitorimin e rregullave të reja. Po krijohen lehtësi por kemi gati edhe frerët e emergjencës. Nëse një bashki thyen rregullat do e kthejmë në izolimin e mëparshëm.

LEXO EDHE: Rama: Nesër pensionistët dalin nga shtëpia si javën e shkuar, mos i merrni në makinë

Do ketë skuadra monitorimi. Risku rritet nëse nuk ruhet distancimi social që është arma më e rëndësishme që sot kemi në dorë dhe fashat e lëvizjes për kategoritë e caktuara. Lëvizja me transport vetja dhe kërkohet edhe izolimi i hapësirave ku mund të grumbullohemi.

 Sa më shumë të zbatojmë rregullat ne do ta konsiderojmë edhe si moment pilotimi, që edhe nëse bashkitë e tjera do dalin nga izolimi të kemi të njëjtin menaxhim. Nëse do kemi rënie të rasteve do hapim edhe qytete të tjera”, tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!