Për ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku qeveria ka dëhstuar në menaxhimin e krizës të ardhur si pasojë e përhapjes së Covid-19.
Në një intrevsitë për “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin, ajo tha se edhe në një situatë të tillë qeveria përpiqet të fitojë, duke mos anuluar tenderat.
“Kryeministri nuk jep asnjëherë argumente, ai vetëm sulmon. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj politike të shëmtuar. Nuk e mbulon asgjë dështimin e qeverisë që menaxhimin e krizës. Edhe në krizë përpiqen për të fituar. PD e ka faktuar. Kanë krijuar procedurë pas procedure. I kanë bërë bizneset të varura nga sisteme elektronike që nuk funksionojnë”, deklaroi ish-deputetja.
Teksa ka komentuar paketën e dytë nga qeveria, Tabaku tha se propozimet e PD nuk janë marrë të plotë.
“PD ka ofruar disa opsione që i kemi diskutuar. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që propozimet tona të merren të plota. Paketa e dytë përpiqet që të mbulojë disa shtresa të paprekura nga ajo e para. Por akoma po flasim me supozime, edhe ai fond 40 mijë lekë do të jetë një herë për 3 muaj”, u shpreh ajo.
Lidhur me Anistinë Fiskale për paratë jashtë sistemit, Tabaku tha se kjo krijon konkurencë e pandershme në treg dhe kjo stimulon informalitetin.
“Nuk mund të krijojmë një morat të dyfishtë për ata që kanë paguar taksat. Krijohet një konkurencë e pandershme në treg dhe kjo stimulon nesër informalitetin. Shqipëria është në listën gri të pastrimit të parave, sepse jemi vendosur si rezultat i trafikimit të drogës. Ne duhet patjetër të ndahemi nga këto masa që nuk i bëjnë mirë tregut dhe ekonomisë”, tha Tabaku.