Vasco da Gama do të zhvillojë zgjedhjet për presidentin e ri të klubit dhe një nga kandidatët ka vendosur të bëjë tifozët e klubit brazilian të ëndërrojnë. Luiz Roberto Leven Siano ka një projekt ambicioz në kokën e tij dhe e ka zbuluar atë për foxsports.com.br.
Ai dëshiron të transferojë në Rio De Janeiro katër emra të mëdhenj: Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli, Sebastian Giovinco dhe Yaya Toure. “Balotelli dhe Ibrahimovic kanë të njëjtin agjent, Mino Raiolën. Ai lidhur me Zlatan Ibrahimovic do të ishte një projekt shumë ambicioz.
Por nuk duhet të mendojmë shumë për kampionët që do të vijnë, e rëndësishme është që të kemi kampionë në skuadër, nëse nuk do të jenë Ibrahimovic apo Baloteli do të jenë të tjerë. Toure? Në futboll nuk ekziston rastësia. E dini pse nuk iku te Botafogo? Dikush e frenoi të shkonte atje, ndoshta ai është afër meje… “, deklaron Luiz Roberto Leven Siano. /abcnews.al