S’e harron vesin e golit, Ibrahimovic: E ardhmja? Dua të luaj sa më gjatë

schedule14:56 - 24 Prill, 2020

schedule 14:56 - 24 Prill, 2020

Zlatan Ibrahimovic mbush 39 vjeç në datë 3 tetor, por kjo nuk është aspak problem për të. Suedezi ndihet akoma i fortë dhe mbetet një bomber i frikshëm edhe në “pleqëri”. Sulmuesi i famshëm është stërvitur këtë periudhë me Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar.

Skuadra suedeze ka zhvilluar një miqësore me Frej në “Tele2 Arena” të Stokholmit dhe Ibra nuk e ka harruar vesin. Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar lojtarit të Milanit për të gjetur golin dhe pas ndeshjes ka folur rreth së ardhmes.

Kam një kontratë me Milanin, të shohim si do të përfundojë. Kam thënë që dua të luaj futboll sa më gjatë të jetë e mundur, por kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Unë jam një person të cilit i pëlqen të performojë.

Dua të kontribuoj gjithmonë me diçka nga ato të miat. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaron Zlatan Ibrahimovic, të cilit i përfundon kontrata me klubin italian në fund të këtij sezoni. Opsioni për rinovimin me një tjetër vit ekziston, por duhet të presim akoma për të parë se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!