I gjithë stafi i punonjësve të një spitali në Detroit kanë kaluar një mbrëmje vërtetë të këndshme pasi vetë reperi i njohur Eminem ka gatuar për ta.
Për tu ardhur sadopak në ndihmë bluzave të bardha, Eminem u ka ofruar atyre një vakt falas që i’u është dërguar në spital, gjatë kohës kur ata punonin. Ky gjest ka surprizuar të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët e spitalit që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. “Mom’s Spaghetti” (spagetit e mamasë) siç thuhet edhe në këngën e tij “Lose Yourself”, shkruhej në etiketën e ngjitur në kavanozat ku ishin futur makaronat si një mënyrë për të bërë edhe pak humor.
Pak ditë më parë artisti ka festuar 12 vjetorin e të qenurit esëll dhe jo nën ndikimin e substancave narkotike apo alkoolit./abcnews.al