Urrejtja mes SHBA e Koresë së Veriut/Historiku i përplasjeve

schedule12:12 - 9 Mars, 2018

schedule 12:12 - 9 Mars, 2018

Me të drejtë mund të konsiderohet si zhvillimi më i rëndësishëm i këtij viti, pasi mund t’i japë fundt një situate të pafund tensioni. Por ku mund të takohen presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un? Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se takimi është në fazën e planifikimit, ndërsa për datën thuhet brenda majit. Asnjë president në detyrë i Shteteve të Bashkuara nuk është takuar ndonjëherë më një lider koreanoverior. Vetëm Jimmy Carter, vite pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në 1981, udhëtoi për në Phenian: ishte viti 1994 dhe Carter shkoi për të diskutuar me Kim Il Sung për të diskutuar organizimin e një takimi me Bill Clinton, edhe pse administrate e këtij të fundit ishte kundër. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, edhe Clinton udhëtoi për në Phenian si qytetar amerikan dhe u takua me Kim Jong-il, ku kërkoi lirimin e amerikanëve në burgjet e Koresë komuniste.

Ka pasur shumë tentativa zyrtare dhe të fshehta të amerikanëve për të angazhuar koreanoveriorët, të frymëzuar nga “durimi strategjik” dhe nga objektivit për të frenuar dinastinë Kim në rrugën drejt armëve bërthamore. Tani Kim Jong-un ka treguar se posedon si armën nukleare ashtu edhe reaketat ndërkontinentale të afta për të goditur në distanca të largëta. Trump e ka cilësuar të padobishëm “durimin strategjik” të paraardhësve të tij dhe ka kërcënuar me “zjarr dhe tërbim. Tani ka ardhur momentin i përballjes kokë më kokë, me të gjitha rreziqet që përcjell.

Kim Jong-un nuk ka udhëtuar kurrë jashtë vendit që prej dhjetorit të 2011, kur pas vdekjes së babait Kim Jong-il trashëgoi pushtetin. Gjithashtu nuk është takuar kurrë me një shef qeverie të jashtëme. Edhe ai i KInës, Xi Jinping e ka evituar, dhe sipas zërave që vijnë nga Pekini, ai e përçmon dhe nuk i zë besë. Përveç kësaj, sanksionet ndërkombëtare e pengojnë Kim që të largohet nga Koreja e Veriut. Por lideri i regjimit komunist ka frikë për sigurinë e tij personale, ndaj dhe opsoinet janë të limituara.

Kim mund të ftojë Trump në Phenian. Lideri amerikan, një njeri spektakli, mund ta pranojë këtë. Por, shumë këshilltarë e kanë paralajmëruar se që tashmë pranimi i takimit i jep një legjimitet Kim Jong Un-it, i cili mes të tjerash është fajtor për krime kundër njerzimit që fillojnë nga punë të rënda të detyruara e deri tek vrasja e të vëllait me substancë kimike në Kuala Lampur. Kështu që është shumë e vështirë organizimi i një udhëtimi të Trump në territorin e armikut.

Kina, Zvicra ose zona e demilitarizuar. Këto janë 3 vendet e mundshme ku mund të takohen Kim Jong-un dhe Trump. Analistët mendojnë se është gabim takimi mes tyre në këtë fazë të fillimit të dialogut mes dy vendeve. Ndërkohë, pavarësisht dakordësisë mes dy lidërve, historia ka treguar që negociatat për një takim të mundshëm kanë dështuar. Në vitin 2000, Sekretarja e shtetit në atë kohë, Madeleine K. Albright shkoi në Phenian për të organizuar një samit mes Clinton dhe Kim Jong-il, por nuk ia doli. Por tashmë amerikanët, por edhe i gjithë globit shpreson në zhvillimin e një takimi, i cili mund të risjellë paqe në gadishullin Korean. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!