Giuseppe Gazzoni Frascara, ish-presidenti i Bologna, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Bologna Uno ka njoftuar lajmin e vdekjes së presidentit të nderit të klubit italian, i cili e shpëtoi Bologna nga falimentimi në vitet ’90.
Giusessepe njihet edhe një si nga personazhet e botës së futbollit që mori pjesë në betejën e Calciopoli, kundër Juventusit. Sa i takon drejtimit të Bologna, në vitin 1993 e shpëtoi nga falimentimi dhe brenda tre sezonesh e ngjiti në Serie A.
Ai afroi në ekip emra të mëdhenj si Roberto Baggio dhe Beppe Signori, ndërkohë që në vitin 1998 fitoi kupën Intertoto. Në vitin 2005 ai ia shiti aksionet e tij Alfredo Cazzola dhe u largua nga drejtimi i klubit. /abcnews.al