Në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit raportohet për një makinë të djegur.
Policia bën me dije se ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të Marius Mema, i cili ishte i parkuar para banesës.
Mema mësohet se është punonjës i policisë kriminale në Elbasan.
Burime për ABC News raportojnë se djegia e makines dyshohet të jete bërë për shkak të detyrës.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al