Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Cfake”, në Gjirokastër. Gazetari Orges Sako, raporton për abcnews.al se banesa është në pronësi të N.P,.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja. Kjo e fundit ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve, shkruan abcnews.al.
Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Mësohet se fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. /abcnews.al