Sinqeriteti i Neymar: Më mungon futbolli, kam mall për shokët dhe klubin

schedule18:18 - 23 Prill, 2020

schedule 18:18 - 23 Prill, 2020

Neymar ka mall për futbollin. Ylli i PSG-së po i kalon në Brazil këto ditë të vështira, por nuk po e shtyn dot pa ndeshje. Sulmuesi ka dhënë një prononcim të sinqertë nëpërmjet zyrës së tij të shtypit.

Më transmeton ankth fakti që nuk e dimë se kur do të rikthehemi në fushë. Dua të luaj, të garoj dhe të luftoj. Më mungon ambienti i klubit dhe shokët e skuadrës te PSG. Më mungon shumë futbolli.

Jam i sigurt që edhe tifozët shpresojnë që të rikthehet sa më shpejt futbolli. Uroj që të marrin një vendim përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaron Neymar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!