Ministrja e Mbrojtjes feston 8 Marsin me gratë ushtarake

schedule21:32 - 8 Mars, 2018

schedule 21:32 - 8 Mars, 2018

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka festuar 8 Marsin me gratë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Xhaçka tha se 1300 gratë ushtarake janë një frymëzim për përkushtimin për mbrojtjen e vendit, por edhe të lirisë e paqes me misionet nëpër botë.

Olta Xhaçka: “Veçanërisht sot, do të doja të isha zëri i Vehbies, i Vehbie Kurtit, e cila ndodhet sot këtu në këtë takim, mes 400 grave e vajzave. Vite më parë ajo erdhi nga zonat e largëta të Peshkopisë për t’u anëtarësuar në Forcat e Armatosura e për të na përfaqësuar denjësisht edhe në strukturat e NATO-s. Do doja të isha zëri i Majore Merita Allmuçës, e cila përballon e vetme jetën me dy fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Do doja të isha zëri i nënkolonele Arta Drizës, nënës shkodrane të tre fëmijëve, që krahas misionit të saj si ushtarake, na ka nderuar me përfaqësimin e saj, si shahiste në disa aktivitete ndërkombëtare. Do doja të isha zëri i Enkelejda Tyrkut, që ia la foshnjën prindërve të për të kontribuuar pranë strukturave të NATO-s për paqen në Afganistan. Do doja sot të isha zëri edhe i më shumë se 1 mijë e 300 grave e vajzave të Forcave të Armatosura, të cilat çdo ditë luftojnë mes misionit të të qenit grua e nënë, mes kufizimeve e sakrificave të profesionit,në emër të sigurisë së familjeve të tyre e të mijëra familjeve shqiptare e jo vetëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!