Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se pas vendimit të kryesisë për të nominuar si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, propozimin do ta hedhim për votim edhe në Këshill të Përgjithshëm.
Mustafa ka deklaruar se nëse arrihet marrëveshje me partnerët, qeveria do të votohet deri në fund të javës. Ai shtoi gjithashtu se Këshilli do të vendosë të paktën brenda dy ditëve.
“Brenda një ose dy ditëve do të marrim edhe mendimin e Këshillit të përgjithshëm”, u shpreh Mustafa.
Kreu i LDK-së u shpreh gjithashtu se pasi të merret vendimi i Këshillit, do t’i kthehet përgjigje presidentit.


