Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë i nominuar për kryeministër. Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes. Mustafa është shprehur: “Jemi pajtuar që zotëri Avdullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër.”
Kreu i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë për mediat tha se marrëshja miratohet me 2/3 në Kuvend.
“Mund të jepën vlerësime të ndryshme, por është një marrëveshje që është ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mbi atë marrëveshje është punuar që të arrihet marrëveshja e drejtësisë në mënyrë që të mos ketë gjykata serbe dhe gjyqësia e Kosovës të veprojë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.