Sulmuesi anësor i Sevillas, Suso, ka zbuluar dëshriën e tij për të qëndruar në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Spanjolli i cili erdhi tek spanjollët në formë huazimi në mërkton e janarit nga Milani, kërkon të vazhdojë aventurën te Sevilla dhe është kundër një rikthimi në Milano.
“Ndihem shumë mirë këtu. Kam qenë larg shtëpisë sime për një kohë të gjatë dhe tashëm që jam këtu dua të qëndroj. Kur erdha prisja që të ishte shumë e vështirë, por djemtë ma kanë bërë më të lehtë dhe për këtë dua t’i falenderoj që të gjithë”, deklaroi Suso gjatë një video live në “Instagram”.
“Njoh disa nga shokët e skuadrës, si për shëmbull Lucas Ocampos. Jemi miq që kur ai ishte në Milano. E njëjta gjë ndodh edhe për Ever Banegën. Coronavirusi? Pushimi erdhi në një nga momentet tona më të mira.
Ishim të tretët, po luanim mirë dhe po përmirësoheshim dita ditës. Fatkeqësisht, janë disa gjëra që nuk janë në kontrollin tonë”, mbyll Suso, i cili me shumë mundësi do të blihet përfundimisht nga Sevilla. /abcnews.al