“Vendimi më i vështirë”, kështu shprehen shumë futbollistë, të cilët janë të detyruar të mbyllin kapitullin e futbollit të luajtur. Nuk ka rrugë tjetër. Gjithsesi ka edhe nga ata të tjerët, që e marrin këtë vendim sa hap e mbyll sytë. Janë lodhur dhe duan eksperienca të reja.
ABC News, në versionin online, do t’ju sjellë profilet e pesë futbollistëve, të cilët e kanë mbyllur me futbollin në moshë të re dhe për arsye që shumica mund t’i konsiderojë absurde. Vendimi i tyre. Ashtu e kanë parë të logjikshme dhe ashtu kanë vendosur.
I pari është një emër i panjohur, një lojtar i cili e la futbollin në moshën 26-vjeçare dhe mund të jetë sulmuesi me mesataren më të lartë të golave në gjithë historinë e futbollit. Refuzoi oferta të ndryshme, luante futboll dhe studionte njëkohësisht dhe tashmë është një legjendë në Brazil.
Emrin nuk e zbulojmë. Sonte, në orën 20:00, si zakonisht me specialet në Abcnews.al, do të njiheni me të parin personazh. Seritë e specialeve do të vijojnë dhe me personazhin e radhës do të njiheni të hënën, një emër të njohur, kampion dhe rekordmen në Serie A. /abcnews.al
LEXONI SPECIALEN E PARË: Uniku Mario de Castro, goleadori me emrin fals që refuzoi Brazilin