Vendi ditën e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me reshje shiu .
Në qarkun Vlorë priten reshje intensive, në qarkun Gjirokastër mesatare edhe në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, priten reshje mesatare.
Në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, duke bërë që në mbrëmje pjesa më e madhe e territorit të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 5 °C

