Të gjithë e mbajmë mend ndeshjen e Loris Karius dy sezone më parë, në finalen e Champions LEague kundër Real Madrid. Portieri i Liverpool bëri dy gafa të pafalshme, duke i kushtuar trofeun më prestigjioz për klube Liverpoolit.
Menjëherë pas asaj finaleje, Karius u largua nga të kuqtë, në formë huazimi te Besiktas. Ky është sezoni i dytë i portierit gjerman me klubin turk, por dhe aty nuk po e lënë të qetë problemet.
Siç mëson “SkySport”, Karius ka plotësuar një dokument ankimi, të cilin ia ka dërguar klubit turk. Arsyeja? Portieri gjerman nuk është paguar muajt e fundit. Klubi i Besiktas ka pranuar se ka marrë ankesa nga Karius dhe çdo gjë po shqyrtohet. Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të ketë dhe një reagim zyrtar nga Besiktas./abcnews.al
Last month, there were reports the 26-year-old had filed a complaint against the Istanbul club relating to alleged unpaid wages.
— Sky Sports (@SkySports) April 22, 2020