Abc News siguron detaje të reja në lidhje me të infektuarin e ditës së sotme në Elbasan, ku u konfirmuan dy raste të reja. Të infektuarit ishin një 62-vjeçar shofer në një fasoneri si dhe bashkëshortja e tij 60 vjeçe.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se shoferi 62-vjeçari i prekur nga COVID-19, ka punuar me dy turne.
Mësohet se 2 javët e fundit , ai ka transportuar rreth 200 punonjës çdo ditë për në fabrikë. Ndërkohë, sot në Elbasan janë marrë13 tampone, kontakte të shoferit.