Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën telefonike që ka zhvilluar ditën e sotme me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Rama tha se mes të tjerash ka biseduar me kryeministrin grek lidhur me punonjësit sezonalë, nga Shqipëria në Greqi. Kryeministri theksoi se kufiri me Greqinë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë të punojnë në mënyrë sezonale do të hapet në mes të muajit maj.
Lexo edhe: Rama: Mblidheni mendjen top, derisa të dalë vaksina s’do jemi si më parë
“Dua t’ju informoj se në kuadrin e konsultimeve me miq dhe kolegë, kam pasur një bisedim me kryeministrin grek Mitsotakis për fazën dy. Dakordësuam që të shohim me vëmendje problemin e lëvizsjes së punonjësve sezonalë nga Shqipëria në Greqi, që tu celet rrugë në aktivitetin e tyre”, u shpreh kryeministri. /abcnews.al