Nuk zbatonin masat e sigurisë, mbyllen dy fasoneri në Durrës dhe Elbasan

schedule18:58 - 22 Prill, 2020

schedule 18:58 - 22 Prill, 2020

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollin ndaj bizneseve që shkelin protokollin e sigurisë.

Në kuadër të këtyre kontrolleve këtë të mërkurë janë inspektuar 70 fasoneri , ku janë vendosur dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan për fasonet që nuk zbatonin masat mbrojtëse.

Ndërkohë në këtë aksion nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri, ku 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 634 persona dhe kanë humbur betejën me këtë virus 27 të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!