Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave në Britaninë e Madhe, 757 të vdekur në orët e fundit

schedule16:19 - 22 Prill, 2020

schedule 16:19 - 22 Prill, 2020

Gjatë 24 orëve të kaluara, 757 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Numri në total i viktimave ka shkuar në 18,174 deri më tani.

Ndonëse shifra e sotme ishte më e ulët se 828 viktimat e shënuara dje, ajo është shumë më e lartë se numrat e konfirmuar gjatë ditëve të mëhershme.

Anglia i raportoi 665 të vdekur, Skocia 77, ndërsa Uellsi 15 viktima të reja.

Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Në këtë vend janë duke u përgatitur dy testime në njerëz të vaksinave të mundshme kundër koronavirusit. Njëri nga testimet do të fillojë të enjten, njoftuan shkencëtarët britanikë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!