Frika nga COVID-19 po detyron njerëzit të mos shkojnë në spitale

schedule13:30 - 22 Prill, 2020

schedule 13:30 - 22 Prill, 2020

Njerëzit që vuajnë nga zemra ose sëmundje të tjera që rrezikojnë jetën, po qëndrojnë larg spitaleve sepse kanë frikë se mos infektohen me Covid-19, thanë të mërkurën grupet mjekësore.

Por Kolegji Amerikan i Mjekëve të Urgjencës dhe disa grupe të tjera mjekësore po u bëjnë thirrje njerëzve që t’i telefonojnë 911 dhe të shkojnë në spital kur kanë probleme të mëdha shëndetësore.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, tetë grupet mjekësore thanë se njerëzit mund të vdisnin nëse nuk veprojnë kështu.

“Ajo që kemi parë gjatë gjashtë deri në tetë javëve të fundit është se ka numër një në rënie të personave që kanë ardhur të trajtohen për probleme me sulme në zemër.

Kjo është raportuar edhe në vende të tjera të botës, “tha Dr. Richard Harrington, një kardiolog ës dhe president i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Ne i bëjmë thirrje popullit se kushdo që ka probleme duhet të na kontaktojë, të vijë në spital, nuk mund të mos kurohemi për diçka që vuajmë nga frika e një sëmundje tjetër, përfundoi kardiologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!