Shën Petërburg, mbyllet konsullata e një shteti që nuk ekziston

schedule13:32 - 8 Mars, 2018

schedule 13:32 - 8 Mars, 2018

Është mbyllur në Shën Petërburg një konsullatë e një shteti që nuk ekziston. Konsullata përbëhej nga një gup mashtruesish të cilët prej tre vjetësh shisnin dokumente false.

Policia ruse arrestoi disa anëtarë të një shoqate kriminale e cila merrej me trafikimin e dokumenteve false. Ky grup kriminal kishte inaguruar tre vjet më parë në Shën Petërburg konsullatën e një shteti që nuk ekziston Ishulli i lirë Aspi duke i dhënë emigrantëve të paligjshëm, dokumente që i lejonin të legalizoheshin në Rusi. Duke shfrytëzuar marrëveshjen e bashkimit mes Rusisë dhe Biellorusisë që lejon lëvizjen e lirë, konsullata lejonte që qytetarët e Mbretërisë Aspi të regjistroheshin ën Minsk, duke i dhënë atyre dhe çertifikata. Diplomatët mashtrues lëshonin dhe pasaporta të shtetit fantazëm që sipas tyre ndodhej në Karaibe, madje dhe patenta. Tarifat për këtë tregti dokumentesh varionin nga 250 deri në 1500 euro. Mes klientëve, më të shumtë ishin ata nga Uzbekistani, Taxhikistani, Pakistani dhe Afganistani por dhe persona të tjerë pa dokumente. Policia ka nisur hetimet me akuzën e mashtrimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!