Në një video-mesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda majit do të kenë gati planin për turizimin.
“Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turzimin jetikë. Akoma nuk dihet me siguri asgjë. Por gjithsesi do ta kemi edhe ne planin tonë për turizmin brenda majin. Është shëndeti mbi të gjitha dhe nuk do lejojme që të degradojë gjendja solide pavarësisht stresit”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri është ndalur edhe tek paketat ekonomike të qeverisë, ku theksoi se ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës.
https://www.youtube.com/watch?v=okv3rNX8VGg&feature=youtu.be
“Sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës. Kështu për të tjerët nuk do ketë më asnjë vonese se do kalojnë brenda ditës. Janë 65 mijë individë që kanë refuzuar dhe janë ankuar. Do tu mbërrijë në email përkatës konfirmimi që përfitojnë sepse janë në katet e zgjeruar me 40 mijë lekë.
Tatimfitimi i të gjitha bizneseve të vogla është falur. Ajo që është paguar janë sigurimet dhe tvsh. Ne kemi hrë në një kthesë graduale dhe duhet të bëjmë që të gjithë edhe pak durim. Duke mos harruar se cdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Ekziston mundësia që të tërheqim frenat. Mos u qani pse ndryshojnë shpesh rregullat dhe vendimet sepse janë të pashmangshme”, tha Rama.