Kur do të ndodhë? Austria njofton hapjen e bareve dhe restoranteve

schedule17:50 - 21 Prill, 2020

schedule 17:50 - 21 Prill, 2020

Javën e kaluar Austria vendosi të hapë mijëra dyqanet, që ishin mbyllur për shkak të masave kufizuese ndaj Covid-19.

Ndërkohë, së fundmi kancelari Sebastian Kurz thotë se nëse numri i infeksioneve me koronavirus mbetet i ulët,dhe se restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të rihapen nga 15 maji.

Rregullat e distancës sociale në lidhje me madhësinë e grupeve dhe numrin e klientëve të lejuar do të njoftohen javën e ardhshme. Pritet që personeli të jetë i pajisur me maska.

Shërbimet fetare gjithashtu do të rifillojnë, ndërsa shkollat ​​do të rihapen ngadalë në një proces hap pas hapi nga fillimi i majit.

Kancelari tha që Austria po shkonte më shpejt se vendet e tjera drejt normalitetit. Por ai paralajmëroi që qeveria ishte e gatshme  “të frenojë” nëse infeksionet fillojnë të rriten përsëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!