Vjenë/ Sulm me thika, disa të plagosur rëndë

schedule22:14 - 7 Mars, 2018

schedule 22:14 - 7 Mars, 2018

Disa persona kanë mbetur të plagosur në dy sulme me armë të ftohtë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vjenë të Austrisë.

Sipas shtypit vendas, të paktën dy gra dhe një burrë ndodhen në gjendje të rëndë pasi janë plagosur me thikë në dalje të një restoranti japonez në zonën Nestrojplatc, pranë parkut të njohur, Prater.

Më pas agresori është larguar drejt Praterstern, ku ka sulmuar një person të katërt. Një operacion për kapjen e tij është në zhvillim e sipër nga forcat speciale vieneze VEGA. Ndërkohë, vendi i ngjarjes është izoluar nga policia dhe banorëve të zonës u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./abcnews.al