Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijoi të mërkurën shqyrtimin disiplinor, të kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për Komisionerin Publik, Heral Saraçin. Sipas gjyqtares së hetimit, Natasha Mulaj, gjatë periudhës Korrik 2017–Janar 2018, Saraçi nuk ka përmbushur rekomandimet e ONM për hartimin e rregullores së Komisionerit Publik si edhe nuk ka përmbushur detyrimet ligjore gjatë rekrutimit të disa këshilltarëve.
Gjatë seancës, që zgjati më shumë se 5 orë, komisioneri Saraçi kundërshtoi të gjitha këto pretendime. Ai tha se kishte zbatuar me përpikmëri dispozitat ligjore dhe se nuk kishte asnjë shkak për t’u procedurar disiplinarisht. Seanca u shty për në orën 09:00 të së entjes, ku Komisioni Disiplinor do të shprehet në për provat e paraqitura prej tij. Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së Vettingut./abcnews.al