Ka mjaftuar një gol i shënuar 20 minuta para fundit, nga Donald Rrapo, që Luftëtari të fitonte ndeshjen ndaj Kamzës në fushën e vet, dhe të ngjitej ndjeshëm në tabelën e renditjes së Superligës.
Përballja në Gjirokastër u luajt nën epërsinë e skuadrës vendase, që pati raste të mira edhe kur ndeshja ishte në barazim, por edhe kur u shënua goli i avantazhit.
Lojtarë si Bregu, Abazaj e Ramadani ishin të rrezikshëm gjatë gjithë kohës. Kamza e trajnerit Ndreu, nuk arriti ta përballonte kundërshtarin, pavarësisht lojtarëve cilësorë në përbërje.
Me këtë fitore, ekipi i trajnerit Hasan Lika u ngjit në vendin e katërt në Superligë, duke pasur 34 pikë, e duke lënë prapa Laçin, Kamzën dhe Partizanin.
Gjirokastritët i kanë të gjitha mundësitë të luftojnë për një vend në Europë, duke qenë pranë Kukësit e Flamurtarit./abcnews.al