Kandidati për kryeministër nga Lëvizja me pesë yje, e cila doli dhe parti e parë në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme në Itali u shpreh se partia e tij është gati të përballet me këdo për sa i përket postit të kryeministrit dhe vendeve në dhomën e deputetëve dhe senat
Luigi Di Maio, Levizja me Pesë Yje: “Lëvizja me pesë yje është gati të përballet me të gjitha forcat politike duke filluar nga emri i kryeministrit e deri tek numri i deputetëve në senat dhe në dhomë. Sot për ne nis Republika e tretë e cila do të jetë e italianëve. Kemi rastin e madh historic për të realizuar atë që Italia prêt prej 30 vjetësh” luftë ndaj varfërisë, siguri, shkurtim të shpenzimeve të kota. Kemi përgjegjësinë për ti dhënë një qeveri vendit. Lëvizja me pesë yje ka trefishuar numrin e deputetëve; kemi dalë të parët në Liguria, Emilia Romanja, Piemonte, Lazio. Përfaqësojmë të gjithë vendin nga Valle d’Aosta deri në Sicili, dhe ky rezultat na con drejt qeverisjes
Nga ana e tij Mateo Salvini lideri i Lega në koalicion me Forza Italia të ish kryeministrit Berlusconi u shpreh se Lega ishte partia që ishte rritur më shumë dhe se qendra e djathtë është më pranë se kujtdo për formimin e një qeverie:
Matteo Salvini, Lega: “Koalicioni të cilit i mungojnë më pak numra për mazhorancën në dhomën e deputetëve dhe senat është qendra e djathtë. Nuk do të ketë koalicione të tjerë të reja. Falenderoj italianët sepse duke votuar legën zgjodhën të ardhmen. Kjo fitore më bën krenar dhe më jep lumturi e përgjegjësi. Lëvizja jonë politike është ajo që shënoi më shumë rritje. Do të punojmë për të risjellë punë dhe normalitet në Itali. Do të mbaj premtimin tim – do të qeveris me koalicionin e qendrës së djathtë në pesë vitet e ardhshme. /abcnews.al