Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari në një komunikim “live” për situatën e covid dhe nëse gjendja e emergjencës së krijuar prej pandemisë do të zgjatet përtej datës 25 prill.
“Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”, iu përgjigj Rama një prej qytetarëve.
Pyetje përgjigje të Ramës me qytetarët:
A do zgjatet gjendja e emergjencës përtej 25 prillit?
Rama: Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit.
Kur do kthehemi në normalitet?
Rama: Kthimi në normalitet do të jetë një proces jo i shkurtër.