Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët u shpreh se amnistia fiskale këtë javë do të kalojë në Parlament. Rama u shpreh se të gjithë janë të përgatitur për tu tërhequr nga hapja në rast së epidemia do të ndryshojë.
“Kjo është një ndeshje me kundërshtarin dhe në momentin që kemi tërheqje të kundërshtarit në avancojmë. Të gjitha bizneset e lejuara duhet të marrin autorizimin përkatës në e- albania për ta afishuar në mjedisin e biznesit. E gjithë hapja shoqërohet me protokolle.
Ne do të kemi protokoll specifik në dispozicion dhe secili që merr leje për aktivititein ka protokollin përkatës. Në këtë situatë shkelja ka një pasojë shumë më të madhe që është ajo e shëndetit. Duhet të jemi të përgjegjshëm se në një përpjekje për t’ja hedhur shtetit mund të rezultojë në vdekjen e dikujt apo të disave”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, e ndërsa tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.
Lexo edhe: AMNISTIA/ Fashat dhe tarifat, sa paguajnë ata që do të deklarojnë paratë e “zeza”
“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitw me njw person brenda nw diagonal”, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/626468261240532/
Më tej Kryeministri Rama tha se sot maksimumi deri ditën e nesërme do të publikohen aktivitetet që do të hapen pas datës 27 prill.
“Lista e aktiviteteve do të publikohet dhe çdo aktivitet ka kodin e vet përkatës. Në këtë bllok të dytë 27589 punonjës të regjistruar kthehen në punë.
Shitjet me pakicë e mallrave, tregtia me pakicë e tekstileve, e artikujve të këpucëve më dyqane të specializuara. Tregtia me pakicë e luleve, bizhuterive, me pajisje audio, e qilimave, veshjeve të mureve në dyqane të specializuara.
Tregtia me pakicë e pasive ë veshjeve sportive në dyqaneve të specializuara. Lista ka një protokoll të veçantë edhe për masat që duhet të zbatohen në momentin e hapjes së biznesit.
Javën e ardhshme do të jetë edhe protokolli specifik për shërbimin taksi, me vetëm një persona brenda në diagonal me shoferin.
Qoftë taksitë, apo një pjesë e konsiderueshme e punonjësve që janë hapur apo që do të hapen javën e ardhshme për një numër jo të vogël janë përfitues të tre pagave të re pagave të luftës. Pavarësisht këtij fakti që puna fillon çfarë është dhënë nuk do të merret”, deklaroi Rama. /abnews.al