“Shumë klube do falimentojnë“, paralajmëron kreu i futbollit gjerman

schedule12:58 - 20 Prill, 2020

schedule 12:58 - 20 Prill, 2020

Bota e futbollit është në kaos të madh. Dëshira për t’u rikthyer në fushë dhe për të përfunduar sezonet e lënë përgjysmë, është e madhe dhe tepër e nevojshme, por situata e pandemisë vijon të jetë kritike. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DBF) ka një paralajmërim.

Fritz Keller flet hapur për Kicker rreth pasojave ekstreme që mund të ketë pezullimi përfundimtar i këtij sezoni. Kosto ekonomike do të ishte e madhe dhe shumë klube gjermane nuk do e përballonin dot faturën.

Duhet të kthehemi me çdo kusht në fushë për të shpëtuar sistemin, edhe me koston e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë. Përndryshe, disa tifozë nuk do të jenë në gjendje për të shkuar e parë një ndeshje të skuadrës së zemrës, sepse skuadra nuk mund të ekzistojë më”, komenton Keller. /abcnews.al