Disa vende evropiane, mes tyre edhe Shqipëria, kanë filluar që të lehtësojnë masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Nga e hëna ka nisur lejimi i hapjes së disa bizneseve të vogla në Gjermani ndërsa mësimi do të rifillojë për ato nxënës që kanë provime diplomimi në vijim. Ndërsa, në Norvegji dhe Poloni njerëzit po lejohen që të vizitojnë parqet dhe pyjet, shkruan abcnews.al
Në Danimarkë, ku nxënësit u kthyen në shkolla fillore dhe çerdhe të mërkurën, bizneset si parukierët, dentistët dhe vendet ku bëhen tatuazhe po po rihapen.
Në Norvegji, çerdhet do të hapin dyert për fëmijët, në Republikën Çeke do të lejohet hapja e tregjeve që ndodhen në mjedise të hapura. Ndërsa, në Shqipëri, një numër i madh biznesesh kanë nisur rihapjen sot duke vijuar aktivitetin, por nën masa shumë të rrepta sigurie.
Në bizneset që do të lejohen të vijojnë punën spikat tregtia me shumicë si edhe një mori shërbimesh, ndërsa do të vijojnë të mbyllura bizneset që kanë të bëjnë kryesisht me tregtinë me pakicë apo kafet, restorantet, etj. /abcnews.al/