Në Paris kanë nisur demostratat “anti-izolim” nga turma të zemëruara me mënyrën sesi policia e vendit i ka trajtuar minoritetet etnike në vend gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të vënë në kontroll turmën në Villeneuve-la-Garenne, Parisi verior, në orët e para të mëngjesit. Në rrugë u ndezën gjithashtu fishekzjarre ndërsa efektivët e policisë mund të shiheshin teksa lëviznin të armatosur mes protestuesve.
Des unités de police répondent aux feux d’artifices par des tirs de grenades lacrymogènes.#VilleneuveLaGarenne pic.twitter.com/A7CP6hRCjS
— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) April 19, 2020
Shkak për protestën është bërë plagosja e rëndë e një 30-vjeçari i cili u përplas nga një makinë policie.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë fishekzjarret që e kthyen qiellin e natës në ngjyrë të kuqe ndërsa nga kazanët e mbeturinave të përfshirë nga flakët dilnin shtëllunga tymi.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjatur masat për distancimin shoqëror në Francë deri më 11 maj. Numri i përditshëm i vdekjeve nga virusi ra në nivelin më të ulët në tre javë të dielën kur u regjistruan 395 viktima. /abcnews.al/