Ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” Ardi Stefa mësues, publicist, në një intervistë tha për gazetarin Enkel Demi se sistemi arsimor është në kolaps. Sipas tij informacionet e shpërndara për mësuesit në këtë situatë pandemie ishin konfuze për ta.
Ai theksoi se arsimimi është një e drejtë Kushtetuese dhe informimi në kanale televize që nuk përfshin të gjithë gamën e sistemit 9-vjeçar apo të gjimnazit, proces të cilin ai e vlerësoi si propagandë.
Stefa tha se mësuesit, pridërit dhe nxënësit treguan mirëkuptim, por sipas tij mungesa e një platforme bëri që mësimi online të jetë i dështuar.
“Pandemia nxori në pah defektet e një sistemi arsimor i cili pavarësisht propagandës ishte krejtësisht anakronik.
Mungesa e një paltforme unike ka bërë që mësimi online të jetë i dështuar, por edhe sepse nxënësit 2 javë pas karantinës e humbën interesin dhe mësuesit nuk po dinë se si të komunikojnë me këta nxënës që tashmë e humbën interesin”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se shumë shkolla funksionojnë me turne.
“Rifillimi i shkollës nuk duhet të jetë i menjëhershëm, mund të rifillojë në bazë të një plani të mirëmenduar. Shëndeti është me të vërtetë parësor. Të paktën në këtë periudhë të zhvillohen lëndët kryesore, si lëndët e provimeve të jenë primare pasi nuk duhet të lejohet që ky vit shkollor të humbasë. Prindërit me të vertetë mund të kundërshtojnë, por kur ekonomia të rifillojë të hapet ku do ti lënë fëmijët. Shumë shkolla funksionojnë me turne.
Rolin kryesor duhet ta ketë mësuesi. Me këtë qëndrim të tejzgjatur shëndeti i fëmijëve është dëmtuar. Mund të kemi shpëtuar nga korona, por janë shfaqur pasoja të tjera, fëmijët kanë humbur kontaktin fizik.
Një shkëputje shumë e madhe e nxënësve gjithashtu do të bënte që shumë informacione do të harroheshin dhe në shtator do të ishte e vështirë që të merrin informacionin e humbur dhe kjo situatë do të na sillte edhe një brez të humbur”, tha Stefa./abcnews.al