Një grup terroristësh të armatosur deri në dhëmbë kanë sulmuar këtë të premte selinë e ambasadës franceze në shtetin afrikan të Burkina Fasos. Forcat speciale franceze që kujdesen për selinë diplomatike kanë reaguar duke vrarë 6 prej tyre dhe duke zmbrapsur të tjerët. Por agresiorët nuk kanë mbaruar me kaq.
Më pas ata kanë depërtuar në selinë qendrore të Shtabit Madhor të forcave të armatosura lokale, duke vrarë të paktën 30 ushtarakë. Dyshohet që sulmi i dytë të jetë kryer me eksploziv. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, të cituar nga BBC, kanë deklaruar se militantët bërtisnin “Allahu Akbar” në momentin e sulmit. Ende nuk është e qartë se kush fshihet pas dy atentateve, por ministri vendas i Informacionit ka deklaruar se ngjarja është e karakterit terrorist./abcnews.al
Afrikë, sulm ambasadës franceze në Burkina Faso
schedule21:28 - 2 Mars, 2018
schedule 21:28 - 2 Mars, 2018