Abc News në qendrën “Rozalba” në Lezhë, viziton në “kohë izolimi”, vajzat që kanë kaluar trauma të rënda

schedule19:18 - 19 Prill, 2020

schedule 19:18 - 19 Prill, 2020

Kjo është qendra Rozalba e njohur si streha e vajzave që kanë lënë ndër vite shtëpitë e tyre për shkak se kanë kaluar histori dramatike apo trauma të rënda. Janë gjithëses 18 që këto ditë izolimi kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështeje.

Abc News i vizitoi ato në Gjadër të Lezhës dhe bisedoi me murgeshat që kujdesen për reabilitimin e tyre fizik dhe mendor.

Motër Alma Zogu që është dhe psikologe e qendrës tregon se si po ndikon izolimi tek vajzat.

“Ka shkaktuar një ndryshim dhe rëndim psikologjik, kanë mbi supe barrën e së shkuarës së tyre. Kemi kërkuar që gjithmonë tju ofrojmë jetën sa më aktive për shfryrjen e energjive të tyre. Marrin e dhe mësime online”, tha motër Alma Zogu.

Urdhëri për tu vetëizoluar u shoqërua dhe me largimin e një pjese të stafit të qendrës. Mungesën e tyre e kanë zëvendësuar disi banorët e zonës.

Motër Alma tregon se kjo është qendër që mbështet vetëm nga vullnetarë dhe jo nga shteti ndaj dhe hera herës përballen me vështirësi deri dhe me mungesë ushqimesh.

“Zoti i ka sjelle ne kete qender dhe nuk do ti braktisë. Kemi pasur edhe më parë vështirësi, kemi prekur bujarinë dhe shpirtin e shqipytarët kemi marrë telefonata të shumta dhe kemi prekur shpirtin e tyre”, është shprehur për Abc Neës motër Alma.

Në këtë qendër është bërë gati dhe një ambient i veçantë ku mund të izolohen vajzat në rast se ndonjë prej tyre në këtë kohë pandemie mund të infektohet nga koroanvirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!