Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventusi “parakalon” rivalët, akord me lojtarin e kombëtares italiane

schedule17:58 - 19 Prill, 2020

schedule 17:58 - 19 Prill, 2020

Federico Chiesa është një nga futbollistët më të talentuar italianë dhe ofertat për yllin e Fiorentinës nuk mungojnë, me Juventus, Inter dhe Manchester United që janë kubet më të interesuara. Bardhezinjtë ishin afër akordit me 22-vjeçarin ofensiv verën e kaluar, por Rocco Commisso nuk mund ta niste aventurën si president i klubit nga Firence duke shitur lojtarin më të mirë.

“Zonja e Vjetër” nuk është dorëzuar dhe ka arritur akordin me agjentin e Chiesës. La Stampa zbulon detajet dhe raporton se lojtarin e kombëtares italiane e pret një rrogë prej 5 milion eurosh në sezon, ndërsa bonuset mund ta rrisin edhe më shumë.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka gjetur marrëveshjen me Enrico Chiesën, babain dhe agjentin e Federicos. Tani pritet akordi final me presidentin e Fiorentinës, i cili kërkon 60 milion euro për ta lënë të lirë, teksa pret ndonjë ofertë më të lartë nga Interi ose “Djajtë e Kuq”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!