Futbolli italian është i ndarë rreth mundësisë për t’u rikthyer e përfunduar këtë sezon. Shumë klube kërkojnë me çdo kusht përfundimin e kampionatit, por ka dhe nga ata që nuk e kanë mendjen te ndeshjet në këtë situatë të jashtëzakonshme.
Klubi i Milanit e ka bërë të qartë qëndrimin e tij nëpërmjet presidentit. Paolo Scaroni flet hapur për Ansa, aty ku deklaron se kuqezinjtë janë pro rikthimit në fushë dhe përfundimit të këtij sezoni. Por me një kusht.
“Rifillimi i sezonit të futbollit vendoset nga zhvillimet e pandemisë dhe, në funksion të kësaj, autoritetet thonë fjalën e fundit. Milani është një klub që ka profesion kryesor të luajë futboll. Nëse krijohen kushtet e duhura të sigurisë dhe shëndetit, ne jemi pro rifillimit të këtij sezoni sportiv”, deklaron kreu i klubit të famshëm. /abcnews.al

