Merkato e PSG-së vazhdon të fokusohet në Serie A. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës ka mbetur i mahnitur nga një milanist. Leonardo i njeh shumë mirë kuqezinjtë dhe dëshiron të blejë kartonin e Ismael Bennacer.
Algjeriani është një nga blerjet më të mira të Milanit. 22-vjeçari i ka bindur të gjithë, është kthyer në një titullar fiks dhe këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje me skuadrën e re. Le 10 Sport raporton se Leonardo ka nisur negociatat me agjentin e mesfushorit.
“Djalli” nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit të kombëtares algjeriane, por mund të dorëzohet nga një ofertë prej 30 milion eurosh e klubit francez. /abcnews.al